Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Projektligji për arsimin e lartë duhet të kalojë përsëri në komisionet parlamentare, kështu u vendos unanimisht në seancë plenare nga deputetët të cilët sollën pretendimin, se projektligji nuk është i plotë dhe se duhen shtuar opsione të tjera. Gjergj Koja, një nga protagonistët e këtij ligji është prononcuar përsëri për idetë e tij, të cilat flasin për autonominë financiare të universiteteve, taksën e shkollimit, reformën e arsimit të lartë dhe të mesëm.

Gjergj Koja:- “Është bërë e domosdoshme liberalizimi i universiteteve shqiptare, është bërë e qartë që duhet me doemos të ketë një degonjisionim përsa i përket pranimit në shkollat e larta, pra me dhe pa konkurs, kjo sinjifikon dhe një nga nenet e ndryshuara në projektligjin përkatës. Tani është e qartë që është bërë absolutisht e domosdoshme autonomia financiare e universiteteve tona, sikurse është absolutisht e qartë gjithashtu që nuk mund të ketë rehabilitim dhe modernizim të infrastrukturës së fakulteteve tona, të bazës materiale të fakulteteve tona, apo dhe motivim financiar të pedagogëve tanë, nëse nuk vendoset ajo çka quhet taksë shkollimi, pra taksë për të cilën barrën apo koston sociale në radhë të parë e merr parlamenti shqiptar”./tvklan.al