Sali Berisha: “Liberalizuam universitetet. Këtë vit ne kapim shifrën 110 mijë studentë në Shqipëri kundrejt 52 mijëve që kishim në vitin 2005. Kemi katërfishuar investimet për shkollat e larta, por kemi menduar shumë dhe për ju. Kemi krijuar sistemin e Bengenit. Kemi përcaktuar bonuse për çdo master ekstra universitar. Unë nuk them se është kaq i madh, por prapë është rreth 150 dollarë. Më shumë, më vonë do rritet. Kemi krijuar fondin e ekselencës, të cilin ia ofrojmë çdo të riu shqiptar. Secili prej jush, çdo student shqiptar që do të aplikojë në dhjetë universitetet më të mira të botës do të ketë bursën nga kjo qeveri”./tvklan.al