Dita e 14 solli surprizën më të madhe të Botërorit. Kampionia e botës në fuqi Gjermania është eliminuar, duke mos mbrojtur titullin e fituar 4 vite më parë në Brazil. Humbja 2 – 0 me Korenë e Jugut në minutat e fundit ishte katastrofale për Gjermaninë që largohet nga Botërori për herë të parë që në fazën e grupeve.
“Është një zhgënjim i madh. Të gjithë janë të heshtur në ekip, nuk jemi ende në gjendje të themi asnjë fjalë. Është e vështirë të themi pse nuk ia arritëm qëllimit. Natyrisht që duhet të marr përgjegjësitë e asaj që ndodhi. Për të ardhmen më duhet pak kohë të mendohem”
, tha trajneri i Gjermanisë pas takimit.
Një goditje madhe pasi largohet edhe si vendi i fundit në Grupin F. Futbollistët gjermanë shpërdoruan shumë dhe diferencat e klasifikimit të FIFA-s vendi i parë me atë të 57 nuk u reflektuan në rezultat. Golat e Kim dhe Son në minutat shtesë ishin përcaktues. Kros dhe Neuer gabuan atëherë kur nuk duhej, por edhe ecuria në këtë Botëror ishte për t’u harruar, pasi u fitua vetëm 1 nga 3 takime. Gjermania pësoi fatin e Italisë dhe Spanjës, që me t’u shpallur kampionë të botës në 2006 dhe 2010 dështuan të kalonin grupin në turneun pasardhës. Suedia mundi 3 – 0 Meksikën, duke u kualifikuar të dy në fazën tjetër.
Tv Klan