Kosova është vendosur në Grupin B, në shortin e hedhur në Zyrih për kualifikueset e Botërorit.
“Dardanët” do të jenë në grup me kundërshtarë si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.
Ndeshjet e fazës së grupeve nisin në muajin Mars 2025 dhe përfundojnë në muajin Nëntor të këtij viti.
Në Botërorin me 48 ekipe, do të marrin pjesë 16 kombëtare nga Evropa. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës, ndërsa katër ekipet e tjera përcaktohen nëpërmjet “play off”-it. /tvklan.al