Lajme Arkiva 2003

Procesi “Kokaina” do të drejtohet tashmë nga gjyqtari Gjin Gjoni, deri dje anëtar i trupit gjykues të kësaj çështjeje. Pas dorëheqjes së gjyqtarit Martin Deda kjo treshe u plotësua me gjyqtarin Ilir Mustafai ndërsa Gjin Gjoni u vendo me short të ishte kryetari i seancave në vazhdim të këtij procesi. I pandehuri Sokol Koçiu u shpreh kundër anëtarit të ri të trupit gjykues i cili ka qenë njëri nga gjyqtarët në procesin për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

“Zotëria në fjalë vjen për të larë hesapet sepse ka qenë në të njëjtën kohë në gjyqin e Azem Hajdarit. Në këto kushte ka vlerësuar si të drejta veprime të paligjshme që janë bërë nga akuza në lidhje me videokonferencën që e ka organizuar Franceso Mandoi i cili është subjekt padukshëm dhe i dukshëm nëpërmjet akteve procedurale, pikërisht në këtë procedim”.

Për heë të parë gjashtë të pandehurit kanë qenë të ndarë porsa i përket qëndrimeve ndaj vendimeve të trupit gjykues. Sokol Koçiu lexoi kërkesën për rekurs që i ka dërguar Gjykatës së Lartë për përjashtimin nga ky proces të gjyqtarit Gjonaj.

Kjo kërkesë e cila u hodh poshtë pak ditë më parë nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, tashmë mban vetëm firmën e të pandehurit Sokol Koçiu, Din Gjonaj dhe Arben Përballa. Frederik Durda dhe Vehbi Hysi qenë dakord me ndryshimet e fundit në trupin gjykues, ndërsa Alfred Nanaj nuk dha asnjë mendim lidhur me këtë.

Kryetari i seancës Gjin Gjonaj bëri të ditur se nuk do të toleroj të shkelen rregullat e saj dhe ka qenë i prerë ndaj deklarimeve të të pandehurit Koçiu. Gjin Gjonaj është edhe kryetari i trupit gjykues që po shqyrton një tjetër çështje të trafikut ndërkombëtar të heroinës atë me të akuzuar Arben Grorin dhe Agron Tresën./tvklan.al