Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë të SPAK ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Sarandës. 

Kledian Llaho akuzohet për korrupsion pasiv. Ai dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Po ashtu, prokurorët kanë dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

Në njoftimin e SPAK thuhet se magjistrati Kledian Llaho në cilësinë e prokurorit në një dosje penale të vitit 2021 dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

Klan News