Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Suel Çelës nga arratia për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ai kishte kërkuar shuarjen e këtij vendimi të marrë nga gjykata më 17 Maj të vitit 2022. SPAK e akuzon Suel Çelën për porositjen e dy atentateve, detaje që janë zbuluar në dosjen “Plumbi i artë”. Nga dëshmitë e Nuredin Dumanit prokuroria mësoi se Suel Çela ishte organizatori i dy atentateve të dështuara, atë ndaj Elton Kikisë dhe Lulzim Mashës.
Ndaj 36-vjeçarit ka dhe një tjetër masë “arrest në burg”, në kuadër të aksionit që u zhvillua në fund të Nëntorit. Përmes zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc, rezultoi se Suel Cela kishte lidhje me njerëz të drejtësisë dhe të policisë, si ish-gjyqtarja Pajtime fetahu apo oficeri Dedan Gjoni.
Ai ndikonte për t’i lehtësuar masën e sigurisë anëtarëve të grupit kriminal që drejtonte. Çela akuzohet se drejtonte edhe grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Evropian.
Klan News