Gjykata e posaçme lë në fuqi masat e sigurimit për të arrestuarit e grupit të Suel Çelës. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. 18 prej masave të sigurisë janë “arrest në burg” dhe 3 të tjera më të lehta, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “detyrimit për t’u paraqitur.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, në “arrest shtëpie” avokatja Blerina Beqiri. Në ambientet e paraburgimit i është komunikuar një masë e tretë, ish-shefit të Krimeve, Dedan Gjoni. Ky i fundit në akuzë si i përfshirë edhe në dy dosje të tjera si persona që ka bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale.

Në detyrim paraqitje do të qëndrojnë edhe dy gazetarët që prej vitesh raportojnë mbi kronikën e zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

  1. M.L alias S.Ç –  36 vjeç, banues në Elbasan
  2. M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
  3. XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë
  4. K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
  5. S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan
  6. B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan
  7. L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
  8. M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë
  9. A.Xh, alias E.C, A.C –  39 vjeç, banues në Tiranë
  10. P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
  11. F.V –  48 vjeç, banues në Elbasan
  12. M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan
  13. R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan
  14. S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë
  15. A.H – 50 vjeç, banues në Tiranë
  16. E.Q – 39 vjeç, banues në Tiranë
  17. P.F – 65 vjeç, banues në Elbasan
  18. D.Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë
  19. M.Sh, alias B.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë
  20. H.L alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
  21. B.B –  39 vjeç, banues në Elbasan

/tvklan.al