Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkon zyrtarisht Këshillit të Lartë të Gjyqësorit shkarkimin e 3 gjyqtarëve të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, i cili për rrjedhojë i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve.
Sipas ministres, duhet të nisë hetimi disiplinor për: Skënder Daminin, Petrit Aliun dhe Aleks Nikollin. Gjonaj thekson se, ata kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.
Ndërkohë që pas kësaj kërkese ka reaguar dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit që thekson se, kjo çështje do të trajtohet me përparësi dhe paanshmëri dhe do të bëjë vlerësimin e duhur në përputhje me ligjet.
Tv Klan