Gjumi i mirë ndikon në organizëm në uljen e dhimbjeve. Ndërsa kur gjumi është i shqetësuar, kjo gjë amplifikon ndjeshmërinë ndaj dhimbjes për një shkak tjetër. Dhe kur bëhen bashkë atëherë organizmi i njeriut hyn në një rreth vicioz dhimbjesh, pasi ulen në mënyrë të ndjeshme agjentët natyralë antidhimbje që prodhon truri ynë. Ky është përfundimi në të cilin kanë mbërritur studiuesit e Universitetit të Kalifornian të Bekeley, që kërkimin e kanë publikuar në revistën e

Neuroshkencave

.

Eksperimenti është kryer me mbi rreth 30 vullnetarë dhe kur ata kishin kaluar një natë me pak orë gjumë, ndjeshmëria ndaj dhimbjeve ishte më e lartë në temperature më të ulëta në krahasim me ato raste kur gjumi ishte i plotë në kohëzgjatje dhe i qetë në cilësi.

Gjithashtu me anë të rezonancës kanë studiuar edhe veprimtarinë e trurit dhe prodhimin e disa substancave që mbi njeriun vepronin si të ishin ilaçe natyrale kundër dhimbjeve. Edhe studime të mëtejshme kanë dalë në të njëjtin konkluzion, që kur njeriu fle keq, ditën pasuese ka një perceptim më të lartë të dhimbjeve fizike.

Klan Plus