Nuk mund të pranojnë kërkesat për të dënuarit e thjeshtë
Teksa aktit normativ i Operacionit Forca e Ligjit është drejt skadimit, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstaton se ai nuk mjafton për sekuestrimin e të gjitha pasurive që rrjedhin nga krimi.
Gjykata i ka kërkuar Ministrisë së Drejtëisë që të bëjë ndryshime, përndryshe, ajo s’mund të vendosë pro kërkesave të OFL-së për një numër të konsiderueshëm rastesh.
Në letrën drejtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjykata thotë se akti ka krijuar një ngërç, pasi janë vërejtur pengesa juridike në vendimet për të sekuestruar pasuritë e personave të dënuar për vepra të thjeshta penale që janë jashtë juridiksionit të saj.
Sipas shkresës Gjykata e Posaçme dhe SPAK shumicën e kërkesave të OFL për sekuestrim pasurish nuk mund t’i pranojnë, prandaj sugjerojnë që të ndryshohet akti normative dhe një pjesë e kërkesave t’i kalojnë gjykatave të rretheve.
Gjykata thotë se po shqyrton vetëm kërkesat e pasurive për persona që janë dënuar në lidhje me krimin e organizuar. Në afro 10 muaj punë të kryer nga OFL, SPAK i ka dërguar gjykatës 120 kërkesa. Por gjykata nuk ka marrë ende vendim për asnjë prej tyre.
Kërkesa për të ndryshuar Aktin Normativ vjen kur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka paralajmëruar se afati i Operacionit Forca e Ligjit nuk do të mbarojë në 31 Dhjetor, siç parashikon Akti Normativ, por do të zgjatet.
Tv Klan