Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen “Gërdeci”, ka pranuar kërkesën e të pandehurve në këtë çështje, për t’u gjykuar në mënyrë të veçuar. Në seancën e ardhshme në 15 qershor, në këtë gjykatë do të paraqitet për gjykim vetëm ish-ministri i mbrojtës Fatmir Mediu, si personi që ka gëzuar imunitet gjatë hetimeve. Kjo do të thotë, se të gjithë të pandehurit e tjerë në këtë proces do të gjykohen nga gjykata e shkallës së parë.
Të pandehurit e këtij procesi janë ish-ushtarakë, drejtues të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, si dhe njerëz që ushtronin veprimtari private.
Ishin avokatët ata që në seancën paraardhëse, kërkuan veçimin e çështjes, pasi klientët e tyre nuk gazojnë imunitet dhe se kjo gjykatë nuk është kompetente të gjykojë akuzat e ngritura ndaj tyre. I pari që kërkoi veçimin e çështjes ishte avokati i administratorit të shoqërisë “Albdemil”, Mihal Deliorgji, i cili akuzohet si një ndër përgjegjësit kryesore të tragjedisë së Gërdecit.
Prokurorët kanë akuzuar si përgjegjës të tragjedisë së 15 marsit, 29 persona, katër prej të cilëve mbahen në gjendje arresti. Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli, dhe ish-punonjësi i MEICO-s Sokol Gjeci./tvklan.alGazetare: Anduena Llabani