Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Gjykata e Lartë lë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Faktit dhe të Apelit, për të mbajtur në arrest burgu Dritan Avdylin. Kërkesa e bërë nga avokati i Dritanit për heqjen e arrestit me burg pas Gjykatës së Faktit dhe Gjykatës së Apelit është lënë tani në fuqi edhe nga kolegji i Gjykatës së Lartë. Sipas zëdhënësit të kësaj gjykate, Astrit Basha, kërkesa nga mbrojtja e Avdylit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Erieta Avdyli, ka mbërritur në Gjykatën e Lartë para 15 ditësh.

Pesëshja e gjyqtarëve të kolegjit, pasi ka parë procedurat ka lënë përsëri në fuqi vendimin për masë sigurie, burg pa afat për Avdylin. Avokati i këtij të fundit me kërkesën për heqjen e arrestit me burg, pretendon se nuk ka asnjë provë për akuzën që dyshohet klienti i tij. Pas kësaj ish-shefi i komisariatit nr.1, Dritan Avdyli, mbetet në qelitë e 313, me masën burg pa afat./tvklan.al