Lajme Arkiva 2003
Gjykata e Rrethit të Tiranës rihapi procesin e dytë ndaj të pandehurit Arben Grori. Ky i fundit aktualisht i është nënshtruar gjykimit për trafik ndërkombëtarë droge, por gjatë kësaj kohe një tjetër proces ka vijuar për njohjen e vendimit të gjykatës Italiane e cila e ka dënuar Grorin në mungesë me burg të përjetshëm.
Grori u shpall fajtor për vrasjen e Naim Zyberit një shqiptar që kurohej në vitin’98 në një spital të Milanos nga një atentat i ndodhur në Tiranë. Kjo vrasje sipas hetuesve është krimi që u pësua nga krime të tjera për hakmarrje ndërmjet dy grupeve.
Madje një nga pistat hetimore për ekzekutimin e ndodhur së fundmi te kartodromi i Fatmir Ramës i njohur ndryshe si Miri i Xhikes mendohet të jetë edhe ajo e hakmarrjes që ka lidhje me vrasjen në Milano.
I pandehuri Grori është paraqitur në seancën e parë të çështjes dhe kërkoi të njihet me aktet e dosjes e cila prej shuam muajsh ka kaluar në të gjitha gjykatat deri te ajo Kushtetuese. Kjo çështje do të gjykohet nga tre anëtare të Gjykatës së Tiranës të kryesuar nga gjyqtari Elvis Kotini.
Pak kohë më parë kjo gjykatë dhe ajo e Apelit nuk e njohën vendimin e drejtësisë italiane, por gjykata e lartë vërejti shkelje në gjykimin e dosjes. Përfaqësuesit e prokurorisë kërkojnë që drejtësia jonë ta njohë vendimin e dhënë nga Italia dhe të vendosë kryerjen e dënimit nga Grori në burgjet shqiptare./tvklan.al