Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Dritan Avdyli ka lënë sot në mëngjes qelitë e burgut 313. Pas më shumë se tre muaj izolim, në këtë burg, pasi ka skaduar dhe masa e arrestit e dhënë që pas ndalimit në Maj të këtij viti, Dritan Avdyli ka lënë burgun me vendim të Gjykatës së Tiranës. Gjyqtari Kreshnik Omari, ka vendosur sot në një seancë për ndryshim masë sigurie, që Avdyli të pres procesin gjyqësor, jo më tek 313, por në arrest shtëpie.
Dritan Avdyli, ish-shefi i komisariatit 1 në Tiranë, u arrestua vetëm pak orë pas gjetjes së kufomës së gruas së tij, Erieta Avdylit, e zhdukur që në Mars të këtij viti. Dritan Avdyli është personi i vetëm i dyshuar për vrasjen e gruas së tij. Megjithatë që prej Majit të këtij viti, që kur Erieta u varros dhe Dritani u arrestua, prokuroria nuk ia ka dorëzuar ende dosjen Gjykatës së Tiranës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj