Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Është rikthyer përsëri në qelitë e 313, Dritan Avdyli, pasi as sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, nuk është mbajtur seanca gjyqësore për revokimin e masës së arrestit ndaj tij. Ish-shefi i komisariatit nr. 1, i akuzuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes Erieta Avdyli, ndodhet prej tre muajsh në paraburgim, ndërkohë që kërkesa e tij për arrest shtëpie është hedhur poshtë nga tre nivelet e gjyqësorit.
Dritan Avdyli, nëpërmjet avokatit të tij Hysni Beti, ka kërkuar përsëri zbutje të masës së arrestit, por dhe sot nuk është zhvilluar seanca gjyqësore. Shkak ka qenë ardhja me vonesë e prokurorit të çështjes Shkëlqim Gami. Kërkesa e Avdylit për t’u liruar do të gjykohet pas tre ditësh nga një trup gjykues, kryesuar nga gjyqtarja Elona Stavri./tvklan.al