Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Shtyhet ekzekutimi i vendimit të gjykatës për dy fëmijët e çiftit Avdyli. Javën e kaluar Gjykata e Tiranës vendosi që, Indriti dhe Sibora, dy fëmijët e Dritan dhe Erieta Avdylit të jetojnë në shtëpitë e dy gjyshërve. Aktualisht për ta kujdeset familja e të atit të tyre, Dritanit i burgosur në burgun 313. Por familja e Erietës pas kërkesës në gjykatë arriti që të fitojë të drejtën për të mbajtur tre ditë në javë dy nipërit.
Pas vendimit të gjykatës që vendoste ndarjen ne tre ditë në javë tek njëra palë e gjyshërve dhe tre ditë tek gjyshërit e tjerë, nesër dy vogëlushët pritej të transferoheshin tek familja Sokoli, prindërit e Erietës, por një ankesë e Dritan Avdylit, babait të dy fëmijëve jetim, dje në Gjykatën e Apelit, pezulloi ekzekutimin e vendimit derisa gjithçka të vendoset nga gjykata./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj