Gjykata e Posaçme e Apelimit ka hequr masën e pezullimit për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Në këtë mënyrë, ai ka të drejtën të rikthehet në detyrë.

Ishte Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ajo la në fuqi masën e pezullimit nga detyra për gjyqtarin pasi e kërkoi SPAK-u. Por avokatët mbrojtës të Dacit e apeluan këtë vendim dhe u pranua sot nga Apeli.

Kujtojmë që SPAK e mori nën hetim gjyqtarin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas prokurorisë, Daci në kohën që aplikoi për t’u bërë pjesë e KPA, fshehu shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në gjykatën e Tiranës në vitin 1997,pasi KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e largoi për paaftësi dhe shkelje të ligjit./tvklan.al