Lajme Arkiva 2003
Gjykata shqiptare njohu vendimin e drejtësisë italiane për dënimin e të pandehurit Arben Grori me burgim të përjetshëm. Një ditë pas konluzioneve dhe mbrojtjes që bën avokatët e të pandehurit, gjyqtari Elvis Kotini dha vendimin sipas të cilit Grori do të vuaj dënimin për vrasjen e shqiptarit Naim Zyberi.
Ngjarja ka ndodhur në vitin ‘98 në një spital në Milano të Italisë ku viktima po kurohej nga një atentat i ndodhur në Shqipëri. Kjo ngjarje është parë si një nga motivet për vrasjen e Fatmir Ramës të kartodromi e ndodhur në fund të marsit të këtij viti.
I mbiquajturi Miri i Xhikes, bashkë me kushëririn e tij Arben Grori kanë pasur konflikte me Zyberin, sipas burimeve të akuzës. Që nga kjo kohë kanë nisur edh vrasjet mes dy palëve për hakmarrje.
Vendimi i Gjykatës së Milanos për vrasjen e cilësuar të tipit Mafioz dhe për të cilën u akuzua Arben Grori kaloni një kohë të gjatë në gjykata të shkallëve të ndryshme në Shqipëri.
Mbrojtja e të pandehurit ka këmbëngulur se ky vendim nuk mund të njihet nga drejtësia jonë pasi nuk është ratifikuar ende nga Kuvendi pjesa e Konventës Evropiane për njohjen e vendimeve penale të huaja.
Fillimisht Gjykata e Tiranës nuk e ka njohur këtë vendim , por Gjykata e Lartë e riktheu dosjen për rishqyrtim nga e para.
Aktualisht Grori po i nënshtrohet edhe një procesi tjetër gjyqësor për trafik droge së bashku me të pandehurin Agron Tresa. Dënimin për vrasjen e Zyberit ai do ta vuaj në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Tiranë./tvklan.al