Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Hetuesit dhe prokurorët e Gjykatës së Hagës janë shpërndarë nëpër kampingjet e refugjatëve kosovarë, për të mbledhur dëshmi për të provuar akuzat për krime kundër njerëzimit të Millosheviçit dhe njërëzve të tij. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i misionit faktmbledhës të Gjykatës së Hagës.
Grupi i hetuesve dhe prokurorëve të Hagës, ka nisur misionin e tij në Mars të ’98 në shtetet fqinj më ish-Jugosllavinë. Ministri i Informacionit Musa Ulqini ka konfirmuar incidentin e fundit në kufi por nuk ka pranuar faktin se edhe popullsia e qytetit të Kukësit do të zhvendoset.
Numri i përgjithshëm i të ardhurve ka arritur në 360 mijë refugjatë, 110 mijë prej tyre ndodhen aktualisht në prefekturën e Kukësit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame