Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Arben Grori është larguar me vullnetin e tij nga seanca gjyqësore në ngarkim, në momentet kur trupi gjykues dhe palët në proces, po dëgjonin disa CD me biseda telefonike të përgjuara.
Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Bilbil Mete, kanë paraqitur përpara trupit gjykues, drejtuar nga Gjin Gjoni, disa biseda telefonike të marra nga policia dhe drejtësia italiane me letër-porosi, të cilat janë dëgjuar edhe në sallën e gjyqit.
Sipas akuzës, bisedat ndërmjet një korrieri të drogës dhe personave të akuzuar vërtetojnë lidhjet e tyre, por dëgjimi i telefonatave është ndërprerë nga avoktët, për të cilët bisedat nuk përmbajnë prova. Më pas ka reaguar edhe vetë i pandehuri, duke e konsideruar humbje kohe procesin, pasi sipas tij nuk ka prova konkrete në materialet konkrete të prokurorëve.
Ndaj Arben Grorit rëndojnë akuzat krijim organizate kriminale, trafik lëndësh narkotike, armëmbajtje dhe të tjera vepra penale./tvklan.al
Gazetare – Aranita Brahaj