Lajme Arkiva 2003
Njohja e vendimit të gjykatës italiane me burgim të përjetshëm për të akuzuarin si vrasësin e Naim Zyberit ju rikthye për shqyrtim Gjykatës së Tiranës. Shumë muaj më parë gjyqtari Arben Kostandini nuk e njohu këtë vendim për të akuzuarin Arben Grori me argumentin se nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë marrëveshja përkatëse për njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja.
Apeli shpalli të njëjtin vendim, por gjithçka ndryshoi në gjykatën e lartë. Ajo vërejti parregullsi në gjykimin kësaj dosjeje duke treguar në një farë mënyre pozicionin e saj pro njohjes së vendimit të Gjykatës së Milanos, për dënimin e Grorit me burgim të përjetshëm.
Vrasja për të cilën ai akuzohet ndodhet në Milano në vitin ’98. Naim Zyberi kurohej pas një plagosje të rëndë, kohë në të cilën kishte lindur konflikti mes tij dhe të ashtuquajturit Miri i Xhikes, i afërm i Arben Grorit. Ky i fundit u dënua në mungesë për këtë krim ndërkohë që 2 vite më parë u arrestua për trafik ndërkombëtarë të heroinës.
Në Gjykatën e Tiranës ai do ti nënshtrohet paralelisht edhe procesit për njohjen e vendimit të huaj proces i cili do të drejtohej nga gjyqtari Elvis Kotini. Nëse gjykata e rrethit e njeh vendimin i pandehuri duhet të vuaj dënimin maksimal në burgjet shqiptare./tvklan.al