Avokati i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Dastid Pallaska në një intervistë për emisionin “Opinion” tha mbrëmjen e kësaj të mërkure se gjyqi ndaj klientit të tij dhe 3 të tjerë në gjykatën speciale mund të shkojë deri në 10 vjet.

Dastid Pallaska: Ish-ambasador i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq në një intervistë është takuar me Dick Marty dhe ka dorëzuar një dosje 1000 faqe. Para dorëzimit të kësaj dosje ai thotë që Dick Marty nuk ka pas asnjë provë tjetër para kësaj dosje. Serbia e ka përkthyer në gjuhën frënge për arsye se ai urren amerikanët, nuk e përdor këtë gjuhë për punë edhe pse është i rrjedhshëm në atë gjuhë.

Blendi Fevziu: Sa dëshmitarë ka paraqitur akuza? Është e vërtetë që janë paraqitur mbi 300 dëshmitarë?

Dastid Pallaska: Kjo është bërë publike edhe në seanca, numri i dëshmitarëve është i jashtëzakonshëm, i paimagjinueshëm. Nga procedurat e ngjashme për shqyrtimin e parë mund të nevojiten deri në 10 vite.

Blendi Fevziu: 10 vite vetëm për të shqyrtuar çështjen? Ndërkohë ka dëshmitarë shqiptarë?

Dastid Pallaska: Nuk është kjo me rëndësi. Edhe viktimat e krimeve që kanë ndodhur në kaosin e luftës apo pasluftës, viktimat e krimeve individuale, njerëzit e papërgjegjshëm nuk do të marrin drejtësi në këtë rast për arsye se ata nuk do të jenë të interesuar që dikush të dënohet politikisht vetëm sa për të thënë që u vendos ekuivalencë morale mes krimeve serbe… /tvklan.al