Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri në Kosovë për automjetet që duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe jo verore.

Gomat e dimrit në Kosovës, sipas urdhrit, duhet të mbahen në përdorim deri në datë 15 Mars 2025.

Policia e Kosovës u kishte bërë apel shoferëve që të ndryshojnë gomat e automjeteve për shkak të kushteve të motit në stinën e Dimrit.  

“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, ka thënë Policia e Kosovës.

/tvklan.al