Gjykata Tiranë shpall vendimin për 6 të arrestuarit demokratë. Safet Zhulali, Blerim Çela, Halit Shamata e disa të tjerë, do të mbeten në burg pa afat kurse për Kreshnik Lushaj, Prokurorisë i është lënë kohë të sigurojë prova të reja për 15 ditë.

6 të arrestuarit ,ish deputetë e ministra të Partisë Demokratike të akuzuar për krime kundër njerëzimit, dolën sot në gjyq për masën e sigurisë. Policia kishte marrë masa të forta sigurie. Akuzën e Prokurorisë e mbrojtën Prokurori Ushtarak Aleksandër Goga dhe shefi i anti mafias shqiptare Bujar Himçi. Trupi gjykues drejtohej nga gjykatësi ushtarak Shyqyri Dylgjeri. Avokatët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre.

Avokati Prel Gjoka i cili mbron Halit Shamatën u shpreh se nuk kanë parë ndonjë urdhër që kishin të bënin për krime kundër njerëzimit apo ku të kete pasur vrasje masive. Për klientet e tyre ai shprehet se nuk ka prova që të bazohen për krim kundër njerëzimit.

Ndërsa avokati Ali Meta i cili mbron Bujar Ramën tha se ka një shkelje nga ana Prokurorisë sepse të pandehurve nuk u kanë dhënë të dhëna të mjaftueshme për akuzën që i është bërë. Pretendimi im si avokat është se kërkesa për masë sigurimi është e paligjshme u shpreh ai./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili