Policia e Korçës ka goditur një rast të trafikimit të emigrantëve të huaj drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Gjatë aksionit policor u arrestuan dy persona, K.Z. 21 vjeç nga Tirana i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe R.D. 37 vjeç nga Tirana i dënuar më parë në Maqedoni për trafik droge.
Dy të arrestuarit u kapën në aksin Korçë-Bilisht pranë “Urës së Trenit” me një fuoristradë “BMW’ duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.
Këtyre të fundit, ata u kishin premtuar se do t’i ndihmonin të kalonin ilegalisht kufirin për të shkuar drejt vendeve të BE-së, kundrejt një pagese 150 Euro secilit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al