Ditën e Enjte në orën 10:30, ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato do t’i dorëzojë Kryeministrit Edi Rama Progres Raportin e Komisionit Europian 2024.
Siç njofton Kryeministria, ambasadori i BE do të zhvillojë një takim me Ramën dhe më pas në orën 11.00, në mjediset e COD do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp.
Kujtojmë se më 15 Tetor Shqipëria çeli negociatat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Gjatë Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, grupi negociator nisi diskutimet për 4 kapitujt:
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Si dhe për 3 kriteret; atë të Funksionimit të institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
/tvklan.al