Gjigandi i teknologjisë amerikane, Google, pritet që të bëjë blerjen më të madhe në historinë e tij. Mega marrëveshja për start up-in e sigurisë kibernetik Wiz ka vlerën e rreth 23 miliardë dollarëve.
Marrëveshja me Wiz është dyfishi i shumës së marrëveshjes së fundit e konsideruar më parë si më e madhja që ka bërë Google, në vitin 2012 me Motorola Mobility prej 12.5 miliardë dollarë.
Wiz ofron disa nga kompanitë më të mëdha në botë me shërbime të sigurisë cloud, duke përfshirë BMW, EA dhe Salesforce.
Në vitin 2022 ajo u bë kompania e softwear-it me rrjetin më të shpejtë në histori, duke arritur një të ardhur vjetore prej 100 milionë dollarë më pas se 18 muaj pas themelimit.
Wiz e trefishoi këtë shifër vitin e kaluar duke bërë arritur të fitojë 350 milionë dollarë të ardhura në vitin 2023. Në lidhje me marrëveshjen që pritet të nënshkruajë me Google, kompania nuk ka bërë ende asnjë deklaratë apo reagim publik./tvklan.al