Nëpërmjet avokatit  thotë se ka qenë i dëmtuar atë ditë

I shumëkërkuari Talo Çela, mohoi akuzat e SPAK se është i përfshirë në grabitjen e Rinasit në P0rill të 2019-ës.  Nëpërmjet avokatit të tij Luan Kaloçit, para Gjykatës së Posacme solli edhe një alibi, ku pretendon se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i dëmtuar në këmbë dhe nuk mund të ishte pjesë e grabitjes.

Para mediave në përfundim të seancës, Kaloçi këmbënguli që nuk ka prova për implikimin e klientit të tij.

Talo Çela  dyshohet të ketë qenë pjesë e grabitjes në aeroportin e Rinasit dhe pas një viti pezullim Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e tij.

Një tjetër proces ku i shumëkërkuari pritet të gjykohet janë dy vrasjet e dyfishta në Durrës në pranverën e 2020-ës, si dhe është nën hetim për dhjetra ngjarje të tjera, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtëisë Nuredin Dumani.

Tv Klan