Lajme Arkiva 2003
Takimet e një pas njëshme në Partinë Socialiste duke përfshirë edhe mbledhjen e djeshme të kryesisë, bëhen për rezultate më të thella në zgjedhje dhe jo për të shkaktuar alarm dhe panik se fushata e Partisë Socialiste nuk po ecën siç duhet.
Këtë deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e kanë dëgjuar përveç mediave edhe kryetarët e degëve të rretheve të Partisë Socialiste.
Gramoz Ruçi: Prandaj skeptikëve të cilët e kanë interpretuar mbledhjen e djeshme të kryesisë si dështim të fushatës së Partisë Socialiste, do tu thosha të tregojnë nga pak durim. 12 tetori është shumë afër, fitorja e Partisë Socialiste është e mbështetur si në arritjet dhe në platformën për këtë fushatë vetëm që partia socialiste është një parti me katër nivele organizimi.
Ruçi ju ka kërkuar kryetarëve të degëve ne rrethe mobilizim për një fushatë më të mirë. Ai u ka rekomanduar qartë shpërthimin e sloganeve të Partisë Socialiste gjithë elektoratit duke nisur që nga “Për një Shqipëri ndryshe”, “Vota për ne pushtet për ju”.
Sloganet janë paraqitur me shembuj konkret. Pavarësisht nga këto kërkesa, Ruçi ka mbyllur dyert për mediat për ta vazhduar mbledhjen në formë kritike apo kërkesash bashkëbiseduese./tvklan.al