Gripi pandemik ka rritur numrin e  të prekurve në vendin tonë. aktualisht numërohen 121 persona të infektuar nga virusi A H1N1.

Në të njëjtën kohë MINISTRIA e shëndetësisë deklaron se edhe numri i personave të prekur nga gripi stinor ka ardhur në rritje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar specialistët konfirmojnë se ai është shumëfishuar.

Pëllumb Pipero: “Numri i rasteve të konfirmuara është 121 dhe kjo do të thotë edhe një herë  që tashmë e tutje ky numër do rritet dita ditës me 2-3 raste të reja në ditë apo më shumë. Në përgjithësi numri i infeksioneve të rrugë të sipërme respiratore. Në krahasim me vitin e kaluar është 10 deri në 15% më i madh sesa vitin e kaluar. Në dy ditët e fundit numri i mostrave të realizuara pozitiv apo të konfirmuara pozitiv për influencën stinore është sa gjysma e numrit të rasteve me AH1N1, 50% e rasteve, para disa ditësh e kishim 30%.

Specialistët e shëndetësisë shprehen se tashmë do të përqendrohen në rastet e rënda që për fat  të mirë deri tani është vetëm një, në sanatoriumin  e Tiranës. Përsa i përket shkollave ende nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar. /tvklan.al