Një grua e vdekur solli në jetë fëmijën e saj 10 ditë pasi kishte ndërruar jetë.

Punonjësit e traumatizuar të shërbimit funeral në Afrikën e Jugut deklaruan për mediat vendase se e kishin gjetur beben brenda varrit të 33-vjeçares Nomveliso Mdoyi, një ditë përpara se të mbahej ceremonia e saj mortore.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, shumë banorë të fshatit Mthayisi, në lindje të Cape, e akuzojnë nënën e 5 fëmijëve për shtrigë.

Punonjës të stafit të stafit të Shtëpisë së Funeralit Lindokuhle, në Mbizana thanë se ishin “traumatizuar” nga ky zbulim i pazakontë.

“Ishim kaq të shokuar dhe të frikësuar sa nuk kishim kohë të shihnim as gjininë e bebes. Kam të paktën 20 vjet në këtë biznes dhe nuk kam dëgjuar kurrë një grua të vdekur të lindë një fëmijë”,

tha pronari Fundile Makalana.

“Lindjet në arkivol”, të njohura në mjekësi si nxjerrja e fetusit pas vdekjes janë të rralla, por të mundshme, gjatë dekompozimit të një trupi të vdekur. Foshnja, shkruan “The Sun”, shtyhet jashtë nga presioni në rritje i “gazrave brenda në bark” që mblidhen brenda kufomës.

Ekspertë mjekësore thonë se fetusi mund të dalë gjithashtu për shkak të kontraktimit dhe relaksimit të muskujve gjatë vdekjes.

Si nëna ashtu edhe fëmija, të cilët thuhet se vdiqën papritur pasi ‘mbetën pa frymë’, u varrosën në të njëjtin arkivol.

/tvklan.al