Vasilika Hysi: “Miratimi i këtij të ashtuquajturi komision hetimor parlamentar. Në mënyrë të njëanshme hodhi në kosh edhe shansin që ne i dhamë parlamentit për zgjidhjen e krizës politike në frymën e mirëkuptimit të bazuar në kushtetutën e vendit, por dhe në sugjerimet e miqve dh e partnerëve tanë ndërkombëtar. Grupi parlamentar socialist i bën apel miqve e partnerëve ndërkombëtar për të marrë në konsideratë faktin shumë shqetësues se zgjidhja që u dha prej pushtetit të premten në darkë, jo vetëm nuk po e zgjidh, por e thellon krizën, por dhe bie ndesh thellësisht me përpjekjet e tyre për një zgjidhje kompromisi bazuar mbi kushtetutën dhe transparencën. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbrojë kauzën e popullit opozitar për transparencë duke qenë bashkë me popullin në përpjekjet për lirinë e votës dhe të drejtën e transparencës.”/tvklan.al