Shqipëri-Bashkimi Europian kanë bërë një bilanc të progresit të shënuar në sektorë të tillë si tregtia, industria, doganat dhe tatimet. Një bilanc që sikurse tha Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, do të ndihmojnë vendin në ecurinë e tij të mëtejshme drejt unionit. Gjatë takimit të grupit konsultativ Shqipëri-BE, Lohan tha se në 1 prill të vitit 2009, hyn në fuqi Marrëveshja e Asociim Stabilizimit.

Lëvizja e lirë e mallrave konsiderohet një hap i mire drejt plotësimit të standardeve. Funksionimi sa më i mire i marrëveshjes në fusha të tilla si tregtia industria apo doganat, do të ketë sipas Lohan një impakt domethënës për të mbrojtur vendin nga kriza ekonomike që ka përfshirë mjaft vende.

Ky grup pune trajton çështje të tilla që kanë të bëjnë me klimën e biznesit, zbatimin e marrëveshjes së lirë me vendet e rajonit dhe vendet e treta, zhvillimin e legjislacionit apo të kapacitete administrative  në dogana e tatime. Të gjitha përkthehen në një bilanc të progresit të shënuar nga vendi në këto sektor si procese që preshtojnë integrimin në BE./tvklan.al

Gazetare: Menata Zaimi