Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit dy të ditëve më parë të cilëve iu sekuestruan lëndë eksplozive,arme dhe drogë.
Togat e zeza janë bindur nga provat e sjella nga prokurori dhe Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo do qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Këta persona shisnin mina ,armë dhe kanabis. Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa.
Tv Klan