Grupi Parlamentar Socialist do të kthehet në Kuvend në seancën e të enjtes pasdite për të diskutuar mbi nismat e tyre që synojnë të amendojnë ligjin aktual për komisionet hetimore parlamentare. Vendimi është marrë pas një mbledhje të zhvilluar në mesditë në selinë rozë .

Kryetari Rama i ka udhëzuar të zgjedhurit socialist  që të shkojnë në parlament për të zhvilluar diskutime të zjarrta në mbrojtje të nismave të tyre.

Duke u shprehur optimist se mazhoranca do të reflektojë duke i hapur rrugë hapjes së kutive. Qofshin këto të fletëve të votimit apo ato të materialeve zgjedhore.

Një ditë më parë deputetët socialist bojkotuan mbledhjen e komisionit të ligjeve. Të pakënaqur me përfaqësuesit e mazhorancës  të cilët kërkonin që iniciativa ligjore e socialistëve të niste nga diskutimi nen për nen sipas rregullores së parlamentit pikërisht nga neni 1 dhe nga jo neni 4 siç kërkonin ata.

Pasditen e së martës kryesocialisti Rama i nisi një letër të hapur dhe tepër të gjatë kryeministrit Berisha, ku i kërkonte të reflektonte dhe të lejonte hetimin e zgjedhjeve siç e kërkon opozita./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka