Lajme Arkiva 2003

Banka e Shqipërisë është treguar e kujdesshme në kursin e këmbimit të lekut. Gjatë vitit 2003 ajo do të monitoroj zhvillimet në kursin e këmbimit për të shmangur lëvizjet e forta të elementeve spekulues. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani pret të rritet preferenca e operatorëve të tregu të Euron.

Ky zhvillim nuk lidhet vetëm me periudhën pozitive të tregtimit që po përcjell Euro aktualisht, por me faktin më të rëndësishëm të peshës që ka kjo njësi monetare në tregtinë e jashtme të vendit tonë. Gjatë vitit 2002, leku është çmuar 2 % ndaj dollarit dhe nënçmuar 17 % ndaj Euros. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë dy herë në treg.

Njëherë për shitje valute 5 milion Dollar në muajin Mars dhe ka blerë në dhjetor 2 milion Dollarë. Në komunikimin me shtypin guvernatori është përqendruar në inflacionin e viti që lamë. Mendimi për vitin 2003 dhe treguesit monetar.

Shkëlqim Cani: Ajo që dua të theksoj është që ndërsa ju thashë që 3 mujori i parë pritet të ketë inflacion të ulët është tre mujori i fundit i vitit 2003 i cili do të ketë goditje të inflacionit për shkak të rrjedhës historike, por edhe për shkak të veçorisë së vitit 2002. Kështu që ne do të jemi të vëmendshëm për të parë jo vetëm inflacionin faktik ose inflacionin e pritshëm për një tre-mujor, por siç e dini politika monetare nuk ndryshon vetëm për 1 tremujor por i ka efektet sidomos pas 6 deri në 24 muaj. Ne do të shikojmë edhe infacionin e mëtejshëm.

Rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike dhe e ujit apo edhe një acarim i mundshëm i situatës energjetike pritet të ketë një ndikim jo të menjëhershëm sipas guvernatorit Cani i cili shprehet se ky çmim është marrë në konsideratë në treguesit e inflacionit.

Gjatë vitit 2002 është vërejtur nivel i lartë i inflacionit, kryesisht nga tërheqja e depozitave në muajt Mars dhe Prill. Po kështu vitit 2002 mbahet mend si viti me investime të huaja të paketa si dhe për rënie të ardhurash nga mos privatizimet.

Deficiti tregtar është rritur pasi s’ka pasur eksporte por veç importe. Objektivi i Bankës së Shqipërisë për vitin 2003 mbetet arritja e një inflacioni në intervalin 2-4%./tvklan.al