Rudina Hajdari do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme nën siglën e partisë “Nisma”. Deputetja opozitare deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se kjo parti ka nisur takimet e saj në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Kemi shkuar në Gramsh, do shkojmë në Bajram Curri, do të shkojmë në Elbasan”, tha Hajdari, e cila shtoi se brenda “Nismës” ka emra shumë të njohur për shqiptarët si Endri shabani, Pana Soko, Rezart Prifti etj.

Deputetja u shpreh se “Nisma” pretendon të kapë elektoratin gri në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo tregoi pse në këtë parti ka vetëm emra aktivistësh relativisht në moshë të re.

“Nuk është se e kemi të kufizuar, por për momentin kjo ka ndodhur, ndoshta është rastësore, por edhe kuptohemi më mirë, ndoshta kanë qenë edhe njerëzit që kanë qenë më aktivë dhe kanë marrë kauza në dorë”, tha Hajdari.

Ndërkohë momenti kur Hajdari foli për emrin e “Nismës” ka sjellë të qeshura në studion e “Opinion”. Kjo për shkak të reagimit të papritur të Hajdarit ndaj analistit Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu: Si është emri?

Rudina Hajdari: Nisma…

Baton Haxhiu: Po jo mo se nëse bëhet bashkimi do kemi dy emra…

Rudina Hajdari: Do më japësh mend edhe për këtë? Po çke?/tvklan.al