Janë hapur aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç. Lajmin e mirë e bën të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Më poshtë postimi ku gjeni edhe linkun përkatës:

/tvklan.al