Një vit më parë mbetën të vrarë 5 persona
Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg u hap të premten nën tingujt e muzikës të fizarmonikës dhe aromës së verës tradicionale, thuajse një vit pas sulmit me armë që la pesë të vdekur në zemrën e qytetit historik.
Ky treg është më i vjetri në Francë dhe fillimit i ka katër shekuj me parë kur prodhuesit e zonës nisën të shisnin produktet e tyre .
Autoritetet kanë rritur sigurinë, por tregtarët sërish ndihen te frikësuar.
“Bëmë atë që bëjmë zakonisht. Hapëm sezonin në paqe me shpresën që nuk do të ndodhë asgjë. Festat janë para, të tjerat i kemi lënë pas”, shprehet një nga tregtarët.
Pavarësisht ngjarjes, turistët janë të lumtur që vizitojnë tregun.
“Jam e lumtur që doli dielli pas shumë ditësh. Ky treg është shumë i ngrohtë dhe ne po kalojmë shumë mirë”.
Tv Klan