Udhëtimi i Ramush Haradinajt nëpër autostradën Durrës-Kukës i kishte sjell atij një kënaqësi të veçantë.
Ai nuk mund ta përshkruajë ndjenjën që kishte gjatë rrugëtimit të tij të parë drejt Tiranës nëpër Rrugën e Kombit.
Ai thotë se shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm sa janë afruar në mes veti, përfshirë këtu edhe politikanët, të cilët nuk duhet të presin protokolle për të vizituar njëri-tjetrin.
Ramush Haradinaj: “I thashë kryeministrit Berisha, zotit kryeministër, tash mos prisni mo protokolle. Tash veç kur t’iu vijmë te dera, na kini lehtësu ardhjen, thashë, edhe do t’ju vijmë shpesh”.
Kënaqësinë që Haradinajt ia kishte ofruar rruga ishte prishur pak, por kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kishte filluar të interesohet për vazhdimin e ndërtimit të autostradës në pjesën e Kosovës.
Ramush Haradinaj: “Pyeti kryeministri për pjesën e Kosovës, ishte shumë i interesuar, mos me thënë edhe i shqetësuar pse s’po ndodh. Unë ia shpjegova gjendjen që nuk ka aftësi kjo qeveri me e bo atë rrugën”.
Haradinaj kishte përdorur si argument kundër qeverisë aktuale kosovare ndërtimin e rrugës Fushë Kosovë-Sllatinë.
Ai i ka thënë Berishës se kjo rrugë 8 kilometërshe nuk është afër përfundimit as pas një viti që kanë filluar punimet.
Punët në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë sipas liderit të AAK-së do të shkojnë si duhet vetëm kur ai të vihet në pushtet, por ndërtimi i cilave autostrada janë në planet e Haradinajt?
Ramush Haradinaj: “Unë e shoh Kosovën të aftë me bo katër autorrugët e nevojshme. Do të thotë Prishtinë-Morinë, Prishtinë-Hani Elezit, Prishtinë-Merdare dhe Prishtinë-Kullë.”
A mos e harroi edhe aksin Prishtinë-Leposaviq?
Ramush Haradinaj: “Merdare-Prishtinë” ajo është që na nevojitet ne, për Leposaviq të shohim.”
AAK-ja në opozitë disa herë ka kritikuar qeverinë se nuk po investon në Dukagjin për shkak të inatit që ka kryeministri Thaçi me Haradinajn.
Ky i fundit thotë se ekzekutivi kosovar nuk ka vizion, nuk sheh më larg se oborri i vet.
Ramush Haradinaj: “Do të thotë ai nuk po sheh krejt Kosovën. Kudo që të investon nuk e sheh një pjesë tjetër, ajo dmth që nuk po sheh me një vend që nuk është një lidership nacional, por është një lidership i ngushtë i interesave të caktuara.”
Politikani i vetëm kosovar që e ka përkrahur publikisht bllokun demokrat gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri./tvklan.al