Basketbollisti i Houston më shumë se paratë do titullin në NBA
James Harden më shumë se paratë kërkon lavdinë në NBA. Basketbollisti i Houston Rockets refuzoi një ofertë për rinovim që e kalonte 50 milionë dollarë në vit.
Një shumë kjo që do të ishte më e larta në historinë e këtij sporti. Harden sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane është gati të sakrifikojë në pagë vetëm t’i bashkohet një ekipi pretendent për t’u shpallur kampion. Skuadra që dëshiron është Bruklin Nets.
Tv Klan