Kryeministri Hashim Thaçi u shfaq shumë i indinjuar në Gjilan teksa po vizitonte varrezat e serbëve.
Te molimi i varrit të një serbi që ndodhi ditën e parë për të është i papranueshëm, ndaj nuk zgjedh fjalët për ata që e kryejnë këtë akt.
Hashim Thaçi: “Pra është një akt vandal, barbar shumë i dënueshëm, kriminal, çfarëdo motivi që mund të ketë qenë prej kudo qoftë që mund të jetë kryer.”
Sa vetë akti, po aq e rëndë për kreun e ekzekutivit është edhe tendenca e dikujt për t’i dhënë kahje politike kësaj vepre.
Hashim Thaçi: “Është jonjerëzor dhe kriminal pretendimi për të politizuar këtë rast prej kudo qoftë, qoftë edhe prej Jeremiçit.”
Bile edhe më e rëndë.
Hashim Thaçi: “Po aq sa kriminal veprimi në të njëjtën kohë është kriminal edhe pretendimi për të politizuar prej kujtdo qoftë që mund të vijë.”
Kryeministri i Kosovës nuk ishte vetëm në Gjilan. Ai e kishte përkrah edhe njërin nga ministrat e tij nga komuniteti serb, atë të kthimit Sasha Rashiq.
Rashiq nga këtu pati një mesazh për bashkëkombësit e tij.
Sasha Rashiq: “Vandalizmi është i papranueshëm, pa marrë parasysh të kujt janë varret. Pavarësisht kësaj serbët dhe të tjerët duhet të vazhdojnë të jetojnë në Gjilan, ndërsa ata që kanë ikur nga Kosova të kthehen patjetër.”
Përdhosja e varrit të një qytetari serb vjen vetëm pak ditë pasi komuna së bashku ministrinë e kthimit fillojnë një projekt prej 13 mijë eurosh për t’i pastruar varrezat ortodokse./tvklan.al