Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të “pengimit të subjekteve zgjedhore”. Sipas policisë së Lezhës, kryebashkiaku Frrokaj ka bërë disa komente për zgjedhjet e 30 Qershorit gjatë një emisioni televiziv.
Policia thotë se dyshohet që kryebashkiaku Frrokaj ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor edhe dy persona të tjerë, A.K. 34 vjeç dhe Gj.P. 28 vjeç nga Mirdita. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.