Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbajn Mazniku, u pyet për më shumë se 2 orë nga hetues të Prokurorisë së Posaçme këtë të hënë.
Ai u paraqit pranë SPAK pa avokat dhe burime konfirmuan se Mazniku u thirr për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethana të hetimeve që po kryhen për dosjen “5D”.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ministri nuk iu përgjigj interesit të medias, duke thënë vetëm që duhet të jepte shpjegime për një dosje.
Teksa Mazniku po dëshmonte pranë SPAK, Belind Këlliçi doli para Prokurorisë së Posaçme dhe tha se thirrja e tij ishte e vonuar.
“Të gjithë e dinin se kush ishte autoriteti kontraktor, aty janë firmat, vetëm SPAK iu desh kohë ta kuptonte”.
Këlliçi theksoi se tentativat e SPAK për të amnistuar pronarët e vërtetë të 5D do të dështojnë.
Tv Klan