Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri ka dalë i vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme pas një takimi kokë më kokë prej më shuam se 15 minutash me kryeprokuroren Ina Rama. Hetimet mbi zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe ultimatumi që kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i vuri këtij institucioni për zbardhjen dhe kapjen e autorëve, detyroi kryeprokuroren të mbledhë në mesditë në zyrën e saj kryetarin e SHIK-ut, prokurorin e krimeve të rënda Kosta Behluri, si dhe drejtues të larët të policisë së shtetit.
Takimi i kreut të akuzës është mbajtur i fshehtë ndërsa informacioni i shkëmbyer me hallkat e tjera të hetimit inteligjent është konsideruar si konfidencial. Burime pranë grupit të hetimit deklarojnë se çështja është komplekse. Në hetime janë përfshirë njerëz të rrethit të ngushtë familjar dhe shoqëror të të ndierit.
Në policin e Fierit mbahen ende të shoqëruar disa persona që kanë parë dhe folur për herë të fundit me deputetin e Roskovecit. Familjarët kanë dhënë deklarimet e tyre edhe në prokurorinë e krimeve të rënda ku mësojmë se kanë përjashtuar vrasjen për konflikte pronësie.
Fatmir Xhindi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës, pranë banesës së tij, provat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë e siguruara në rrugë operative e kanë bërë efektin e tyre. Tabulatët telefonike të të ndjerit tashmë janë në duart e prokurorëve./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani