Dështon me turp përfundimisht prokuroria e përgjithshme në akuzën e saj për rrugën Durrës-Kukës. Pas dështimit të kësaj prokurorie disa herë në gjykatën e Tiranës dhe atë të Apelit, është gjykata më e Lartë e vendit, ajo që sot i vë vulën përfundimtare hedhjes poshtë të akuzave ndaj ish ministrit të transporteve Lulzim Basha që me vendimin e sotëm konfirmon se përpjekjet për të përbaltur ministrin Basha, si dhe vullnetin e qeverisë për të lidhur me autostradë Shqipërinë dhe Kosovën kane qenë krejtësisht politike.
Lulzim Basha: “Sot, merr fund një komplot politik kundër rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë dhe kjo është përgjigja e merituar nga drejtësia shqiptare për këtë komplot polik, anti shqiptar.”
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe drejtori i përgjithshëm i rrugëve Andi Toma kane fituar betejën ligjore me prokurorinë e përgjithshme, duke i dhënë fund njëherë e mirë akuzave të pa baza ndaj ministrit Basha dhe mazhorancës së djathtë lidhur me ndërtimin e rrugës kombëtare Durrës-Kukës. Me këtë shuplakë ligjore merr fund edhe përbaltja politike e kësaj rruge, e cila është orkestruar nga selia e PS dhe prokurorja Ina Rama. Këtë radhë verdiktin përfundimtar për dosjen e bujshme e ka dhënë kolegji penal i gjykatës së lartë dhe pas kësaj ka pushuar çdo akuzë ndaj Bashës për tenderët e rrugës Durrës-Kukës.
Lulzim Basha: “Gjykata e Lartë pushoi sot me një vendim të formës së prerë çështjen penale duke konstatuar se Prokuroria e Përgjithshme u angazhua në një proces të parregullt ligjor në shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë.”
Ende pa u hapur procesi penal ndaj ish ministrit te transporteve dhe vartësit të tij, Gjykata e Lartë e ka deklaruar të mbyllur atë me arsyetimin se prokuroria ka kryer veprime të pabazuara në ligj dhe se veprimet e organit procedurës janë të parakohshme. Një argumentim ligjore ky që ka shtangur dy përfaqësuesit e akuzuës, prezent në sallë. Të vënë përballë një arsyetimi korrekt nga ana e kolegjit, se çështja Basha ka vënë formalisht në lëvizje një gjykatë të tërë, ka bërë që 2 prokurorët të mos jenë të qetë gjatë paraqitjes së vendimit.
Ministri Basha e ka pritur mjafte qetë, vendimin e kolegjit të Gjykatës së Lartë dhe ka bërë komentin e tij jashtë sallës së gjykatës ndërsa prokurorët kanë dalë në derën e pasme duke ju shmangur kështu pyetjes së gazetarëve.
Lulzim Basha: “Fundi i turpshëm i këtij komploti është një lajm i mirë për të gjithë anembanë për të gjithë shqiptarët, të cilët presin me padurim që sëbashku me tunelin e Kalimashit të hapin një faqe të ndritur dhe të re në historinë tonë kombëtare. Sot, është dita e kukuvajkës, për Edi Ramën dhe të gjithë ata që për dy vjet me radhë investuan politikisht për përbaltjen e këtij projekti dhe krenarisë legjitime që shoqërohet me të.”
Përpara se kolegji penal të hapte procesin ndaj Bashës, gjykata ishte përfshire nga një tjetër proces. Avokatët i konsideronin vendimet e prokurorisë për marrjen e të pandehurve, komunikimin e akuzës, dërgimit të fletëthirrjeve për t’u njohur me akuzën, si dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, të pavlefshme.
Gjykata e Lartë i ka dhënë fund kështu një prej proceseve më të paprecedentë në fushën penale, ku zyrtarë të lartë përfundojnë në sallat e gjykatave nga veprime të nxitura politikisht dhe aspak të mbështetura në ligj. Rasti i çështjes Basha është një nul i madh i prokurorisë shqiptare për të cilën nuk dihet se kush do ta mbajë përgjegjësinë për veprime të mbrapshta hetimore për gati 2 vjet.
Lulzim Basha: “Sot nuk më mbetet veçse t’i lutemi zotit që t’i falë pasi shpreh bindjen se as shqiptarët e as historia nuk do t’ia falin kurrë, faleminderit.” E pyetur nga tv klan zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, tha se nuk ka ende një përgjigje sa i takon dorëheqjes së mundshme të kryeprokurores Ina Rama, e cila me këtë çështje shënoi disa dështime rresht, duke treguar se ka qenë një vegël e përdorur politikisht nga selia e PS-së./tvklan.al