Fatmir Xhindi është ekzekutuar nga një distancë e largët, më pas mbi të është derdhur një breshëri automatiku, ku autori është siguruar për eliminimin fizik të tij. Konkluzioni që kanë arritur ekspertë të mjekësisë ligjore është një fakt me shumë për grupin hetimor, i cili po punon për zbardhjen e krimit dhe ka ngritur pistat e para të saj.

Drejtues të hetimit konfirmojnë se veprimet e para i kanë çuar në disa pista hetimore. Çështja e disa pronave të privatizuara kohët e fundit nga i ndjeri, apo ato që mund të lidhen me çështje shumë personale, që nuk kane të bëjnë me detyrën e tij, si deputet.

Në një orar të përcaktuar përpara grupit të hetimit janë paraqitur sot në mesditë shumë familjarë të Fatmir Xhindit, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pritet të dorëzohet një lum provash, që lidhen nga tabulatet telefonike të të ndjerit e deri tek dëshmitë e siguruara nga rrugë operative. Një grup shumë i madh pune po punon paralelisht, si në Roskovec ashtu edhe në Tiranë.  Në hetim mësohet të jenë vënë dhe njerëz të afërt të të ndjerit të cilët mendohet të kenë patur disa probleme në të shkuarën.

Në lupën e hetimit është futur e gjithë veprimtaria e tij private. Pronat e vëllezërve Xhindi janë vetëm disa hektarë ullishta në Kurjan, të cilat ata i punojnë së bashku. Në emër të vëllezërve Xhindi në Roskovec është një farmaci, të cilën e drejton njëri prej tyre. Dy ditë nga ekzekutimi i Fatmir Xhindit policia është nuk ka mundur te identifikojë autorin dhe pse në fshatit Kurjan, janë instaluar shumë forca policie./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani