Ndërsa vrasja e katër oficerëve të trupës se operacioneve special i ka kaluar ditët e “nxehta” , në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vetëm një prej 2 prokurorëve, është i angazhuar për hetimin.

Një prej prokurorëve të çështjes i angazhuar në hetime pas 7 Gushtit, ka marrë lejen për të pushuar duke lënë hetimet në duart e kolegut te tij. 

Ngjarja e rëndë, shpesh e klasifikuar, si masakra e Durrësit, aktualisht po hetohet nga një prokuror i vetëm i krimeve të rënda.

Askush në prokurorin e përgjithshme nuk jep informacion se ç’po bëhet me hetimet, me mbledhjen e dëshmive, me rezultat e analizave nga laboratori i kriminalistikës, me numrin e policëve të përfshirë në krim, nga zbardhja e tabulateve telefonike?

Dritan Dajti protagonist kryesor i ngjarjes së 7 Gushtit ende nuk ka dhënë dëshminë e tij përpara prokuroreve.

Sipas të dhënave të para të publikuara në disa media, Dajti nuk kishte pranuar të kryente një seancë pyetjesh me prokuroret pa praninë e avokatit.

Që prej tre ditësh Dajti dhe familja e tij kane caktuar avokatin Arben Qeleshi, i cili do të bëjë mbrojtjen ligjore të Dajtit në procesin hetimor dhe me pas në atë gjyqësor, por dhe pse kanë kaluar ditë prokurorët ende nuk kanë njoftuar palën e akuzuar për t’u pyetur.

Arsyeja nuk dihet. Avokati i Dajtit ngre supet i kontaktuar në telefon, i kontaktuar në telefon deklaron se nuk është vënë në dijeni nga akuza për pyetjen e klientit që gjendet ende nën mjekim në spitalin e burgut.

Në dosjen prokurorët mësohet të kenë administruar dhe dëshmitë e të gjithë familjarëve të katër viktimave.

Dritan Dajti, do të hetohet dhe gjykohen i vetëm për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Mbi kunatin e tij i arrestuar në vendin e ngjarjes, prokurorët kanë ngritur akuzën e dhënies ndihmë dhe jo atë të bashkëpunëtorit duke bërë që hetimi dhe gjykimi i tij të bëhet në gjykatën e shkallës së parë./tvklan.al