Të gjitha ata qytetarë që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, nuk do të kenë nevojë për ritestimin e dytë në mënyrë që të dalin nga izolimi.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila në konferencën për shtyp me kolegët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se bazuar në disa studime, këra persona nuk janë infektues për qytetarët e tjerë.
Pasi të kenë qëndruar në karantinë apo të izoluar për 14 ditë, do të dalin nga banesa pa qenë nevoja e një ritestimi të dytë.
“Heqja e ritestimeve që është edhe ky një element, është bazuar edhe mbi baza shkencore, pasi është vënë re që personat të cilët edhe mund të rezultojnë pozitiv, nuk e transmetojnë sëmundjen. Pra ritestimi, apo përfundimi i izolimit siç thuhet i cili bazohej në ritestimin, bazohej në faktin që personat mund të ishin infektues. Por nga studimet që janë kryer, është vënë re që këta persona nuk janë më infektues, zakonisht janë bërë studime në ditën e 7, në ditën e 10, në ditën e 12. Pra në ditën e 14 që ne kemi vendosur si një kufi maksimal mendohet që ata nuk janë infektues”, deklaroi Silva Bino. /tvklan.al